Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dyshuari
Kronika
March 29, 2026 - 10:07
Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar për ta shuar zjarrin.
Një person në cilësinë e të dyshuarit ka pësuar lëndime nga zjarri, teksa pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 28.03.2026-03:27. Raportohet se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa një person në cilësinë e të dyshuarit mashkull kosovar është lënduar nga zjarri. I dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”