Aksident në Mitrovicë, gjashtë të lënduar
Kronika
March 29, 2026 - 17:25
Një aksident trafiku me pasoja në njerëz ka ndodhur pasditen e së dielës në Mitrovicë.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 16:40, në rrugën “Ulqini” janë përfshirë në një përplasje dy vetura, duke lënë të lënduar gjashtë persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi se të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, rreth orës 16:40, në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Zahiti.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.