Merren në pyetje dy gra, dyshohen për dhunë ndaj një personi në Graçanicë
Foto: Ilustrim/ Laura Hasani

Merren në pyetje dy gra, dyshohen për dhunë ndaj një personi në Graçanicë

Kronika April 01, 2026 - 09:51

Policia ka intervistuar dy gra, të cilat dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një burri në Graçanicë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 30 janar 2026, rreth orës 16:05, ndërsa më 31 mars 2026 janë intervistuar dy shtetase kosovare, të cilat dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një viktime, mashkull kosovar.

“Më 31.03.2026 janë intervistuar dy femra kosovare, pasi të njëjtat dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt për trajtim të mëtejmë.