Rrihen mes vete dy shtetas të Turqisë në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje
Foto: Laura Hasani

Rrihen mes vete dy shtetas të Turqisë në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Kronika April 01, 2026 - 14:21

Dy shtetas nga Turqia janë rrahur mes vete, ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Enver Zymberi”, rreth orës 20:00.

Tutje në raport thuhet se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. ‘Enver Zymberi’, Prishtinë / 31.03.2026 – 20:00. Është raportuar se dy meshkuj janë rrahur mes vete, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Pllana. /Zëri