Arrestohet 67-vjeçari në Lushnjë, ngacmoi seksualisht një të mitur
Kronika
April 01, 2026 - 14:35
Është arrestuar një 67-vjeçar nga Lushnja, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Policia në Fier ka bërë të ditur se Th.K. ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.