30-vjeçari që ishte i plagosur me armë zjarri vdes në QKUK
Foto: Laura Hasani

30-vjeçari që ishte i plagosur me armë zjarri vdes në QKUK

Kronika April 01, 2026 - 20:07

Një ngjarje e rëndë ka përfunduar tragjikisht, pasi personi i lindur në vitin 1996, i plagosur më herët nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK pas incidentit të ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Marecit”.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës Naser Syla.

Syla tha se edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra nga Ekipa Mjekësore kujdestare, viktima ka ndërrua jetë.