Arrestohet një mashkull në Ferizaj, i dyshuar për kontrabandë me migrantë

Arrestohet një mashkull në Ferizaj, i dyshuar për kontrabandë me migrantë

Kronika April 02, 2026 - 09:12

 

Një person është arrestuar me datë 01.04.2026 rreth orës 01:30 në Babush të Ferizajt, nën dyshimin për kontrabandë me migrantë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të kamionit të të dyshuarit, janë gjetur shtatë meshkuj, shtetas të huaj.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat janë akomoduar në qendrën e pritjes per migrantë”, thuhet në raport. /Zëri