Gjatë marsit në rajonin e Ferizajt u raportuan 21 raste të dhunës në familje
Kronika
April 02, 2026 - 09:36
Dhuna në familje, mbetet ende një fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare.
Policia në Ferizaj ka dërguar një raport për rastet e dhunës gjatë muajit mars, shkruan Zeri.info.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 21 raste të dhunës në familje, 13 prej të cilave në Ferizaj, nga 3 në Shtime e Kaçanik, si dhe 2 në Shtërpcë.
Ndërsa, në këtë rajon gjatë periudhës së njejtë ishin raportuar 27 raste të dhunës, të cilat kanë ndodhur:
15 raste në Ferizaj
6 raste në Shtime
3 raste në Kaçanik
2 raste në Hani Elezit
1 rast në Shtërpcë
“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit mars 2026 ka shënuar zbritje për – 22.2 % , në krahasim me muajin mars të vitit 2025”, thuhet në komunikatë. /Zëri