Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Foto: Laura Hasani

Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit

Kronika April 03, 2026 - 08:27

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq. Seanca është paraparë të nisë në orën 09:00.

Gjukanoviqi, shtetase serbe dhe ish-punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ishte arrestuar më 28 shkurt 2025 në pikën kufitare në Jarinjë dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.

Ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë në aktivitete spiunazhi në bashkëpunim me një person tjetër, i cili gjithashtu është nën hetim nga autoritetet, transmeton Klankosova.tv.

Sipas legjislacionit penal në Kosovë, spiunazhi trajtohet si vepër penale e rëndë dhe, nëse vërtetohet fajësia, parashihen dënime prej së paku pesë vjet burgim.

Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ajo ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA).