Arrestohet një grua në Podujevë për veprën “Keqtrajtim ose braktisje e fëmijëve”

Arrestohet një grua në Podujevë për veprën “Keqtrajtim ose braktisje e fëmijëve”

Kronika April 03, 2026 - 09:11

Një grua është arrestuar në Podujevë të enjten rreth orës 16:55, pasi dyshohet për veprën “Keqtrajtim ose braktisje e fëmijëve”.

Sipas Policisë, e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit pastaj është dërguar në mbajtje, raporton Zeri.info.

Raporti i plotë:

Keqtrajtim ose braktisje e fëmijëve

Podujevë / 02.04.2026 – 16:55. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur. E dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.