Prokuroria Speciale: Rasti ndaj Pecit s’ka lidhje me grantet në bujqësi
Foto: Laura Hasani

Prokuroria Speciale: Rasti ndaj Pecit s’ka lidhje me grantet në bujqësi

Kronika April 03, 2026 - 12:45

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka sqaruar lidhur me raportimet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., duke theksuar se ky rast nuk ka lidhje me hetimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.

“Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale thekson se mbetet e përkushtuar për të informuar opinionin publik në mënyrë të saktë dhe transparente, duke respektuar parimet e transparencës dhe duke ruajtur integritetin e të gjitha procedurave hetimore.