Vdes papritur një person një fushë sportive në Lipjan
Foto: Laura Hasani

Vdes papritur një person një fushë sportive në Lipjan

Kronika April 04, 2026 - 08:40

Një person ka vdekur papritur në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:35, në fshatin Dobrajë e Madhe, në Lipjan, raporton Zeri.info.

“Fsh. Dobrajë e Madhe, Lipjan 03.04.2026 – 17:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri