Sulmoi tre policë në Zubin Potok në kryerje të detyrës, arrestohet i mituri
Një i mitur është arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për sulm ndaj personave zyrtar në kryerje të detyrës.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 prill 2026, rreth orës 23:40, kur i dyshuari, mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, që po asistonin zyrtarët e ATK-së gjatë një kontrolli në një lokalm raporton Zeri.info.
“Zubin Potok 03.04.2026 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në asistencë të zyrtarëve të ATK-së duke kontrolluar një lokal. Si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri