Prangosen dy persona në Gjakovë për armëmbajtje pa leje
Foto: Ilustrim

Prangosen dy persona në Gjakovë për armëmbajtje pa leje

Kronika April 04, 2026 - 09:11

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:00 në rrugën”Katerina Josipi” në Doblibare, Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Rr. Katerina Josipi Doblibare, Gjakovë 03.04.2026 – 20:00. Pas një informate ku është parë një i dyshuar me dy armë pistoleta në duar, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njërit prej tyre i është konfiskuar një pushkë gjuetie me 12 copë fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri