I mituri ther me thikë një bashkëmoshatar në Podujevë, dërgohet në QKUK  për trajtim mjekësor
Foto: Laura Hasani

I mituri ther me thikë një bashkëmoshatar në Podujevë, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor

Kronika April 04, 2026 - 09:25

Një i mitur është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij i cili pas lëndimeve ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 09:40, kur i dyshuari ka goditur viktimën, po ashtu të mitur, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në këmbëm raporton Zeri.info.

Në një raport shtesë, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më vonë gjatë ditës dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, viktima është dërguar në QKUK nga familjarët për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

“Podujevë 03.04.2026 – 09:40. Është raportuar se ka ndodhë një lëndim trupor, i dyshuari i mitur ka goditur me thikë viktimën e mitur, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

"Podujevë 03.04.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar– i mitur, pasi që i njëjti dyshohet se e ka goditur me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK nga familjarët për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri