Dogana konfiskon cigare elektronike të padeklaruara në Merdare, vlera 10 mijë euro
Foto: Dogana e Kosovës

Dogana konfiskon cigare elektronike të padeklaruara në Merdare, vlera 10 mijë euro

Kronika April 04, 2026 - 09:52

Dogana e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka konfiskuar në Merdare mallra të padeklaruara nga një autobus i linjës ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Doganës, thuhet se rasti ka ndodhur sot, ku thuhet të jetë paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Merdare 4 prill 2026 në Pikëkalimin Kufitar Merdare, është paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare derisa gjatë procedurave fillestare të kontrollit, zyrtarët doganor kanë pyetur drejtuesin e automjetit nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast i njëjti është përgjigjur negativisht.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur.

Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro.

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në kufi.