Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, nuk ka të lënduar
Foto: Laura Hasani

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Kronika April 04, 2026 - 12:06

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri pak orë pas mesnaten e së shtunës në rrugën “Ardhmëria” në Prishtinë.

Nga incidenti në fjalë nuk ka persona të lënduar, ka bërë të ditur për Klankosova.tv, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi.

I njëjti theksoi se zjarri kishte përfshirë objekt ndihmës dhe shtëpi (një dhomë), si dhe dru, dërrasa e materiale të ndryshme, por ekipi kishte dalë menjëherë në vendngjarje.

“Zjarri është shuar, ekipet janë kthyer në bazë në ora 07:05”, tha Gashi. /klankosova