Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Kronika April 05, 2026 - 21:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Llugë të Podujevës. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.