Hajnat shënjestrojnë xhamitë e fshatrave të Kamenicës, vjedhin 300 euro në njërën prej tyre
Foto: Laura Hasani

Hajnat shënjestrojnë xhamitë e fshatrave të Kamenicës, vjedhin 300 euro në njërën prej tyre

Kronika April 07, 2026 - 09:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri fshatra të Kamenicës, Shipashnicë e Poshtme, Topanicë dhe Rogoqicë, kanë ndodhur thyerje të xhamive dhe vjedhje të parave.

Në fshatin Shipashnicë një person ka njoftuar se përmes kamerave ka vërejtur një person që ka hyrë në objektin e xhamisë, ka thyer kasafortën dhe ka marrë 300 euro.

Për këtë rast është njoftuar prokurori.

Shipashnicë e Poshtme, Kamenicë 03.04.2026 - NN. Më 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes kamerave ka vërejtur një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë e ka thyer kasafortën ku nga aty ka vjedhur 300 € para (monedha metali). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Derisa në fshatin Topanicë të Kamenicës, më datë 6 prill, imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer kasafortën e xhamisë, por s’kanë arritur që të përvetësojnë paratë.

“Fsh. Topanicë, Kamenicë, 05.04.2026 - NN. Më 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar – imam i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë thyer – dëmtuar kasafortën e xhamisë, por nuk kanë arritur të përvetësojnë diçka. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thekson njoftimi.

Derisa në fshatin Rogoqicë, një person ka provuar që të thyejë kasafortën e xhamisë, por pa sukses. Edhe me këtë rast po merret prokurori.

“Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 05.04.2026 - NN. Më 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar – imam i xhamisë, ka raportuar se përmes kamerave ka vërejtur se një person kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe ka tentuar të thyejë kasafortën me mjete të forta, por pa sukses (nuk ka arritur të thyejë, vetëm e ka dëmtuar). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.