I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë
Kronika
April 07, 2026 - 11:23
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar – i mitur, është gjetur dhe sekuestruar një bimë e dyshuar kanabisi.
Policia njofton se i dyshuari ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje në lidhje me një rast të mëparshëm të dhunës në familje.
Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij njësitë policore kanë hasur në një vazo, ku ndodhej një bimë kanabisi me gjatësi rreth 7 centimetra, e cila është sekuestruar si provë materiale.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Kultivim i bimëve narkotike” dhe mbetet në procedurë hetimore.