Parandalohet kontrabanda me veshmbathje në veri, policia gjen edhe radiolidhje
Foto: Policia e Kosovës

Parandalohet kontrabanda me veshmbathje në veri, policia gjen edhe radiolidhje

Kronika April 07, 2026 - 13:33

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në veri të vendit, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit, në fshatin Banjskë dhe Sharani-Kamen në një rrugë malore, gjatë mbrëmjes të së hënës, njësitet policore dhe doganore të Kosovës kanë vërejtur një automjet pa targa, i cili lëvizte me shpejtësi të madhe.

Siç bëhet e ditur, njësitet menjëherë i janë vënë pas veturës, por që personat e dyshuar kishin braktisur atë dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, në këtë veturë janë konfiskuar veshmbathje, radiolidhje e gjëra të tjera.

“Gjatë kontrollit është vërtetuar se në veturë kishte mall të kontrabanduar 32 (tridhjetë e dy) thasë ma pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 (një) thes me rripa të pantallonave (303 copë rripa). Gjithashtu në veturë janë gjetur edhe një palë targa të shtetit të Serbisë, një kanistër i plastikës me naftë dhe një radiolidhje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Më datën 06.04.2026 rreth orës 19:15 ne zonën e fshatit Banjskë dhe Sharani-Kamen në rrugë malore, njësit Policore dhe njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një aksioni të përbashkët për luftimin e kontrabandës kanë vërejtur një automjet pa targa i cili lëvizte me shpejtësi të madhe. Njësitë policore janë vënë në ndjekje dhe pas pak kanë hasur në veturën e dyshimtë, por personi-at e kishin braktisur veturën dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit është vërtetuar se në veturë kishte mall të kontrabanduar 32 (tridhjetë e dy) thasë ma pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 (një) thes me rripa të pantallonave (303 copë rripa). Gjithashtu në veturë janë gjetur edhe një palë targa të shtetit të Serbisë, një kanistër i plastikës me naftë dhe një radiolidhje.

Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar.

Me udhëzimet e prokurorit të Shtetit, rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës. /Zëri