Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj, babai e gjeti djalin të asfiksuar e pa shenja jete

Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj, babai e gjeti djalin të asfiksuar e pa shenja jete

Kronika April 08, 2026 - 08:51

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhur mëngjesin e së martës në Llaushë të Skenderajt, ku një person dyshohet se vdiq si pasojë e zjarrit.

Derisa sot (e mërkurë) Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se ka qenë babai ai i cili e ka gjetur të birin të asfiksuar (ngufatur nga tymi) dhe pa shenja jete, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raport, babai, në këtë rast ankuesi, ka njoftuar organet e rendit se i biri ishte me të meta mendore.

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, përderisa bëhet e ditur se janë duke vazhduar hetimet rreth vdekjes.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Skenderaj, 07.04.2026 – 08:27-09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është gjetur i asfiksuar pa shenja jete djali i tij (sipas ankuesit me të meta mendore). Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri