Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Kronika April 08, 2026 - 12:25

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh, ku dyshohet se në murin e jashtëm rrethues të banesës së shtetases S. I. është vendosur lëndë plasëse, shkruan vizionplus.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes