Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellcë të Deçanit
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në një punëtori druri (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime si pasojë e rënies së disa dërrasave.
Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, mirëpo pas një kohe të shkurtër, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat po merren me hetimin e rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik.
“Sot rreth orës 14:05, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime si pasojë e rënies së disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitali Rajonal i Pejës. Megjithatë, pas një kohe të shkurtër, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të rastit” konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. /Zëri