Lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Lushnjë
Kronika
April 09, 2026 - 14:45
Policia e Lushnjës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur në qytet.
Ai ishte i shpallur në kërkim pasi më datë 21.03.2026, në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnjë, ku qëndronte bashkë me pesë shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi M.S. nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet municion luftarak, shkruan abcnews.al.
Në vijim të veprimeve për rastin, më 21.03.2026 u arrestuan pesë shtetasit që qëndronin me shtetasin M.S., në lokal, për moskallëzim të krimit.