Aksident tragjik në Prevallë, humb jetën një turist amerikan
Foto: Laura Hasani

Aksident tragjik në Prevallë, humb jetën një turist amerikan

Kronika April 09, 2026 - 19:17

Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në zonën malore të fshatit turistik Prevallë.

Sipas raportimeve fillestare të Policisë, një turist amerikan, duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor i Emergjencës në Prizren ka konstatuar vdekjen e tij, ka konfirmuar për Zërin, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Polisicë për rajonin e Prizrenit.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me prokurorin, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me këtë rast. /Zëri