Policia në Mitrovicë konfiskon dy armë zjarri, nisin procedura penale ndaj dy personave

Policia në Mitrovicë konfiskon dy armë zjarri, nisin procedura penale ndaj dy personave

Kronika April 10, 2026 - 09:05

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka konfiskuar dy armë zjarri gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë publike.

Sipas njoftimit zyrtar, konfiskimi është realizuar në kohë dhe lokacione të ndryshme, gjatë kontrolleve të automjeteve, ku armët janë gjetur te dy persona të dyshuar.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, në kuadër të hetimeve për rastin.

Lidhur me këto raste, janë iniciuar procedura penale për veprën “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.