Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri në mbajtje
Foto: Ilustrim / Laura Hasani

Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri në mbajtje

Kronika April 10, 2026 - 09:16

Tre persona dyshohet se kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 prill, rreth orës 22:10.

“Njëri nga të dyshuarit, i cili ishte në gjendje të dehur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime. /Zëri