Nën kërcënimin e thikës u grabitën para dy personave, arrestohen hajnat në Fushë-Kosovë
Foto: Ilustrim / Laura Hasani

Nën kërcënimin e thikës u grabitën para dy personave, arrestohen hajnat në Fushë-Kosovë

Kronika April 10, 2026 - 09:44

Nën kërcënimin e thikës ka ndodhur një grabitje e një shume të hollash në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 prill, rreth orës 18:00, ku të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Fushë-Kosovë, 09.04.2026 - 17:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi, nën kërcënimin e thikës, ua kanë grabitur një shumë të hollash dy viktimave, po ashtu meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri