Pamje të rënda: Babai rrah brutalisht djalin brenda veturës në një parking në Fushë Kosovë
Kronika
April 10, 2026 - 16:07
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një parking në Fushë Kosovë, ku person, që dyshohet të jetë babai, ka ushtruar dhunë brutale ndaj fëmijës së tij.
Klankosova.tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentin kur babai kap me forcë djalin nga krahu dhe e shtyn përpara, duke e detyruar të hyjë në veturë.
Bazuar në informacionet e para, prindi ka ushtruar dhunë fizike edhe gjatë rrugës, ndërsa kur fëmija ka tentuar të mbrojë veten, babai e ka kapur përsëri me forcë për ta futur në makinë.
Deri tani Policia nuk ka folur për rastin.
Pamjet e tmerrshme: