Plagosi të dashurën dhe më pas veten, Policia jep detaje për incidentin e rëndë në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Plagosi të dashurën dhe më pas veten, Policia jep detaje për incidentin e rëndë në Ferizaj

Kronika April 11, 2026 - 08:56

Një incident i rëndë ka ndodhur të premtën rreth orës 21:58 në Ferizaj, ku një person ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e ka qëlluar vetën.

Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK, kurse në vendin e ngjarjes është gjetur e sekuestruar një armë zjarri me një karikator me gjashtë fishekë si dhe tri gëzhojat e armës së përdorur

“Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri