Arrestohet shoferi në Fushë-Kosovë, goditi dy këmbësorë
Kronika
April 11, 2026 - 09:10
Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur në Fushë-Kosovë rreth orës 20:35.
Për këtë është arrestuar një person, i cili nga pakujdesia kishte goditur dy këmbësorë.
“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri