Vdes në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës e më pas qëlloi edhe veten
Foto: Laura Hasani

Vdes në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës e më pas qëlloi edhe veten

Kronika April 11, 2026 - 09:59

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një vajzë është plagosur, ndërsa i dyshuari më pas ka qëlluar veten dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

“Personi V. K., i cili në këtë rast ishte në cilësinë e të dyshuarit dhe po trajtohej në QKUK në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra, më 11.04.2026, rreth orës 04:05, sipas informatës së pranuar nga QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë”, tha policia.