Një hajn në Fier gjendet i vdekur brenda shtëpisë ku u fut për të vjedhur, i ngeci trupi në dritare

Një hajn në Fier gjendet i vdekur brenda shtëpisë ku u fut për të vjedhur, i ngeci trupi në dritare

Kronika April 13, 2026 - 11:17

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur në një shtëpi, një 40-vjeçar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën, pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, shtëpia trekatëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi te fëmijët e tij, raporton Neritan Trifoni.

Ai tregoi se fqinji që përkujdeset për shtëpinë e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë Policinë, raporton Top Channel.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit, ndërsa nuk është identifikuar ende. Po ashtu po punohet për përcaktimin e vërtetë të shkaqeve të vdekjes.