Vrau të bijën në Shqipëri para një viti, Libani refuzon ekstradimin e palestinezit 49-vjeçar
Kronika
April 13, 2026 - 12:30
Gjykata në Tiranë ka shpallur të larguar nga vendi Fadi Alwan, palestinezin 49-vjeçar të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç, ngjarje e ndodhur në shkurt 2025 në Tiranë, raporton Top Channel.
Vendimi u mor pas refuzimit të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri, autorin e dyshuar, i cili u arrestua në këtë shtet më 23 prill 2025.
Përmes një shkrese të datës 18 shtator 2025, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Republika e Libanit ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri në 49-vjeçarit Alwai.
Për shkak se nuk mund të ekzekutohet masa “arrest në burg” e drejtësisë shqiptare, gjykata ka deklaruar ikjen.