Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, ra nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte
Mesditën e sotme një 59-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, 59-vjeçari ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim në rrugën “Remzi Hoxha”.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën ‘Remzi Hoxha’ një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është një mashkull 59 vjeç, i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunalë të punës”, ka treguar Veseli, i cili bëri të ditur se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje. /Zëri