46-vjeçarja në Shtime dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë me gjithë shtyllat metalike, vdes nga plagët
Foto: Zëri / Ilustrim

46-vjeçarja në Shtime dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë me gjithë shtyllat metalike, vdes nga plagët

Kronika July 06, 2026 - 08:43

Mbrëmë rreth orës 18:50 Policia ka pranuar një informatë se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “12 Qershori” në Shtime.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se menjëherë në vendngjarje ka dalë patrulla policore, e cila ka hasur në personin e lënduar, një 46-vjeçare.

“Më pas ka arritur edhe ekipi i Emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor. Rreth orës 19:20 është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë”, tha Veseli.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike (gilindera). Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për obduksion”, tha ai për gazetën Express.

Rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.