Digjen 42 arë me grurë në Podujevë, nisin hetimet
Kronika
July 06, 2026 - 09:57
Të dielën rreth orës 15:52 është raportuar se si pasojë e një zjarri janë djegur 42 arë të mbjellë me grurë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Bëhet e ditur se zjarri dyshohet të ketë ardhur pasi dikush ka djegur disa mbeturina në afërsi.
“Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport. /Zëri