Dy aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit, Policia shqipton 1,914 gjoba
Kronika
August 16, 2026 - 08:59
Dy aksidente trafiku me fatalitet janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikave të Policisë së Kosovës.
Në të njëjtën periudhë janë raportuar edhe 27 aksidente me persona të lënduar, ndërsa 56 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 914 tiketa trafiku.
Sa i përket rasteve policore, janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, në ndalim policor nuk është raportuar asnjë person.
Sipas statistikave, dy persona janë aktualisht në vuajtje të dënimit.