Agron Shala “Aktori më i Mirë” në “Cineuphoria Film Awards”

Agron Shala “Aktori më i Mirë” në “Cineuphoria Film Awards”

Kultura janar 15, 2019 - 10:10
Lexo më shumë detaje

Agron Shala është shpallur fitues në festivalin “Cineuphoria Film Awards”, që është një prej festivaleve më të njohura të filmit. Aktori kosovar Shala në këtë festival është zgjedhur “Aktori më i Mirë në Film të Shkurtër” për rolin e tij në filmin “Forgive Me” të regjisorit Besim Ugzmajli.

Regjisori Uzgmajli ka bërë të ditur lajmin duke e uruar aktorin për këtë çmim dhe duke treguar rëndësinë e këtij çmimi. “Aktori më i mirë në film të shkurtër ‘Cineuphoria Film Awards’ për Agron Shala, shumë urime! Për të kuptuar rëndësinë e këtij çmimi duhet të përmendim faktin se në kategorinë për ‘Aktori më të Mirë në Film të Gjatë’ ka fituar aktori Rami Malek nga Bohemian Rhapsody. Ndërsa filmi ‘Forgive me’ ka qenë i nominuar dhe për dy çmime tjera, për regjinë dhe filmin më të mirë të shkurtër, ndërsa në kategorinë e filmit të gjatë ka fituar Alfonso Cuarón me filmin ‘Roma’”, ka shkruar Ugzmajli.

Filmi “Forgive Me” është prezantuar në disa festivale shumë të rëndësishme në botë.

“Forgive Me” (Më fal)”, është realizuar në vitin 2018 me vetëfinancimin e producentëve Besim Ugzmajli dhe Agron Shala, ndërsa aktorët në këtë film janë: Agron Shala, Semira Latifi, Igballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca.