Doruntina Ukimeri prezanton çejzin si art

Kultura February 15, 2019 - 10:04
Lexo më shumë detaje

 

Ndonëse kur ishte bërë nuse artistja bashkëkohore Doruntina Ukimeri nuk kishte punuar çejz, siç është traditë te shqiptarët, së fundi ajo ka prezantuar një ekspozitë me koncept të ngjashëm.

Të mërkurën në hapësirën ekspozuese “Motrat” në Prishtinë u hap ekspozita “Çejzi”, e përgatitur nga Ukimeri. Ekspozita përbëhet nga punime të dorës të përgatitura me kujdes nga Ukimeri, ku përfshihen tentene, goblenë, jelekë, çorape e mindila. Puna e dorës e karakterizon artisten Ukimeri, sepse ajo edhe më herët ka prezantuar punime të kësaj natyre. Përmes artit të filigranit dhe jo vetëm ajo në ketë ekspozitë tenton të ngjallë këtë artizanat të vjetër.

Doruntina aplikoi në programin “Heritage Space” nga “Culture Heritage Without Borders” – Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe kësisoj e nisi punën në këtë teknikë. Pasuan dy punëtori ku Doruntina ndihmoi edhe gjashtë pjesëmarrës të tjerë të punojnë në këtë teknikë.

Kjo ekspozitë e veçantë do të qëndrojë e hapur deri më 22 shkurt.