Poetja shqiptare Irma Kurti merr çmimin e parë në Itali

Poetja shqiptare Irma Kurti merr çmimin e parë në Itali

Kultura May 16, 2019 - 10:23
Lexo më shumë detaje

 

Poetja shqiptare Irma Kurti është vlerësuar me çmimin e parë në Itali, me motivacionin se vepra e saj vë në evidencë realitetin human të ditëve tona.

Në jurinë e përbërë nga presidentja Anna Bruno merrnin pjesë ndër të tjera profesorë, poetë dhe shkrimtarë si, Giuseppe Bianco, Pietro Damiano, Claudio Perillo, Giuseppe Vetromile.

Regina Celia Pereira da Silva, profesoreshë, ka shkruar motivacionin dhe ka theksuar se kompozimi poetik vë në evidencë realitetin human të ditëve tona, jo vetëm në nivelin personal, por mbi të gjitha në raport me të tjerët. Një lexim analitik e transporton lexuesin drejt një bote ku e zakonshmja është në rend të ditës. “Poetja do të denoncojë dhunën verbale nga e cila sot s’mund të përjashtohet askush dhe që nxit nga ana e saj një dhunë fizike që është në gjendje të krijojë një luftë private ose publike: është bërë e zakonshme që të fyejmë, të nxjerrim mllefin porsi një helm. Raporti me të tjerët, duke hyrë në mendimin dhe në kulturën e tyre kërkon një dëgjim të vëmendshëm, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për tjetrin që jeton me mua ose që i përket familjes sime: të ndiejmë se i njëjti gjak në vena / nuk na lidh, po më shumë na largon. Si shkak i këtyre raporteve arrihet deri aty sa të eliminohen fëmijë, gra dhe burra, faji i të cilëve është pafajësia”, ka vlerësuar Da Silva.

Tutje ajo ka thënë se ky kompozim lirik përbën një paralajmërim, që thotë kështu “të mirëpresim tjetrin te vetja”.

Irma Kurti ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, njëmbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht.

Image