“Sunny Hill” sjell Clavin Harris në Kosovë

“Sunny Hill” sjell Clavin Harris në Kosovë

Kultura June 25, 2019 - 10:41
Lexo më shumë detaje

 

Një nga DJ-të më të kërkuar në botë momentalisht do të paraqitet para publikut prishtinas këtë verë. Bëhet fjalë për Clavin Harris, i cili do të vijë në Kosovë në muajin gusht për festivalin “Sunny Hill”. Organizatorët e këtij festivali kanë konfirmuar të hënën se Clavin Harris do të jetë një nga artistët kryesorë, i cili do të ngjitet sivjet në skenën e këtij festivali që shënon edicionin e dytë.

Për ardhjen e tij ka shkruar edhe ideatorja e këtij festival, këngëtarja prishtinase me famë botërore, Dua Lipa. “Shumë e emocionuar t’ju prezantoj Calvin Harrisin këtë vit në Prishtinë, Kosovë më 2, 3 dhe 4 gusht. Ky vit është i çmendur dhe i jam shumë falënderuese për të gjithë miqtë e mi që po vijnë në Kosovë, të cilët po e bëjnë këtë të mundur, duke na mbështetur neve dhe të rinjtë e Kosovës për një të ardhme të ndritur së bashku. Numëroni ditët që tani”, shkruan mes tjerash 23-vjeçarja.

Theksojmë që Calvin Harris është autor i shumë hiteve, duke përfshirë edhe atë me Dua Lipën, “One Kiss”, që ka mbledhur mbi 550 milionë shikime në “YouTube”.