Natyra e rinia, prioritet i festivalit “Kino n’shehër”

Natyra e rinia, prioritet i festivalit “Kino n’shehër”

Kultura gusht 14, 2019 - 09:48
Lexo më shumë detaje

 

 

Të martën mbrëma ka nisur edicioni i parë i festivalit “Kino n’shehër”. Festivali u hap në orën tetë të mbrëmjes në kinemanë “Armata”, me ç’rast u shfaqën filmat “Les Pieds Verts” nga Elsa Duhamel dhe “L’arbre” nga Julie Bertuccelli. Ky festival është organizuar nga Aleanca Franceze e Prishtinës, kinemaja “Armata” dhe “Termokiss”. Festivali është mbështetur nga Ambasada e Francës në Kosovë, Komuna e Prishtinës dhe “IF Cinéma”, shkruan gazeta “Zëri”.

Organizatorët nëpërmjet medieve kanë ftuar banorët e Prishtinës t’i kalojnë mbrëmjet e verës së bashku. “Kino n’shehër” është një festival i filmave francezë në qiell të hapur, që fton banorët e Prishtinës të kalojnë mbrëmje të këndshme vere duke i shikuar ata. Gjatë këtyre ditëve do të prezantohen 14 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër me tema të natyrës dhe të rinisë. Filmat do të shfaqen në “Termokiss Garden” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”. Hyrja do të jetë falas dhe e hapur për të gjithë. “Të gjithë filmat janë në versionin origjinal, me titra anglisht”, njoftojnë organizatorët.

Nga programi i publikuar nga organizatorët merret vesh se më 15 gusht në “Termokiss”, në orën tetë të mbrëmjes do të shfaqen filmat “Tant de Forêts (3’) nga Burcu Sankur e Geoffrey Godet dhe filmi “L'éveil de la Permaculture” (82’) nga Adrien Bellay. Më 20 gusht në kinemanë “Armata” do të shfaqen filmat si: “Mustapha et la Clématite” (3’) nga Marie-Jo Long dhe Sabine Allard, “L’amour nxiste” (21’) nga Maurice Pialat, “Rentrée des Classes” (24’) nga Jacques Rozier, “Petite Lumière” (15’) nga Alain Gomis. “Souvenir de Bord de Mer” (26’) nga Alice Marsal dhe filmi “Récréations” (54’) nga Claire Simon do të shfaqen më 22 gusht në po të njëjtin orar në “Termokiss”. 27 gushti kinemanë “Armata” e gjen me shfaqjen e filmave “Pinchaque le Tapir Columbien” (5’) nga Caroline Attia Larivière dhe “L’été de Giacomo” (78’) nga Alessandro Comodin. Festivali zgjat deri më 29 gusht, ku natën e fundit në “Termokiss”-it do të shfaqen filmat “The Race” (14’) nga Michaël le Meur dhe “An 27” (27’) nga Ëabinlé Nabié. Gazeta “Zëri”