Publiku kanadez mirëpriti filmin kosovar 'Zana'

Publiku kanadez mirëpriti filmin kosovar 'Zana'

Kultura September 09, 2019 - 09:51

Filmi debutues i regjisores Antoneta Kastratit “Zana” impresionoi publikun me premierën e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF). Filmi “Zana” eështeë njeë drameë tronditeëse dhe emocionuese, e cila peërcjelleë njeë grua teë re kosovare qeë peërpiqet teë beëhet neëneë, peërderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e erreët e koheës seë lufteës. Me rastin e premierës botërore regjisorja e filmit Antoneta Kastrati u shpreh e lumtur që filmi i saj u shpreh para një audience të gjerë. “Filmi i gjatë merr shumë kohë dhe mund. Për mua ishte një proces 5-vjeçar dhe disi gjatë gjithë kohës punon me një besim të brendshëm, por pa garanci që kur përfundohet filmi a do të arrijë ta gjejë audiencën dhe të vlerësohet. Premiera në Toronto është shumë e rëndësishme për mua, pikërisht sepse filmi do të shfaqet para një audience të gjerë dhe është ndjenjë edhe më e veçantë ta ndajmë filmin me publikun botëror duke e përfaqësuar Kosovën në këtë festival të madh bashkë me aktorët dhe me ekipin kosovar”, deklaroi Kastrati. Për regjisoren ishte i rëndësishëm fakti që ky film po jepet premierë në një përvjetor të rëndësishëm për Kosovën, siç është 20-vjetori i luftës së fundit. “Këtë vit shënohet edhe 20-vjetori i luftës së Kosovës dhe filmi ‘Zana’ është përpjekja ime e gjatë për të reflektuar në të kaluarën time personale të kohës së luftës. Për mua është shumë e veçantë që për herë të parë arrij ta ndaj këtë histori me një audiencë më të gjerë. TIFF-ja e ka bërë të mundur këtë”, ka deklaruar për medie ajo.

Para publikut kosovar filmi do të fillojë të shfaqet së shpejti. “Zana” do të jetë pjesë e programit të kinemasë austriake në Prishtinë “Cineplexx” që nga data 20 shtator.

I vendosur në një fshat të vogël në Kosovë, filmi “Zana” eksploron amësinë, pikëllimin dhe mistikën. Lumja (Adriana Matoshi) është një guaskë e një gruaje që vajton për një humbje të dhunshme, të pashpjegueshme me të cilën të tjerët duket se janë pajtuar.

Për këtë premierë të rëndësishme para publikut kanadez e lumtur u shpreh edhe aktorja e famshme kosovare Adriana Matoshi. Përmes një shkrimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” Matoshi tha se kjo shfaqje është e rëndësishme për kinematografinë kosovare. “Sonte për herë të parë në historinë shqiptare premierë botërore në Toronto do të jetë një film kosovar. Kosova ka një histori, ka artistë, një zemër dhe forcë për t’i thënë botës që ne dimë”, shkroi Matoshi.

Tutje ajo falënderoi edhe regjisoren Kastrati për mundësinë që i ka dhënë. “Falënderoj të gjithë ata në këtë jetë që besojnë në mua dhe falënderoj Antonetën që më besoi me këtë rol të fortë të Lumes. Unë kurrë nuk do të arrij vetëm pa përkrahjen e artistëve dhe sonte do të ndriçoj me veshjen e Drenusha Xharrës … Familja ime e dashur dhe miqtë e mi janë motivimi im! Sonte do të mbaj duart tuaja sepse e di që do të jeni të gjithë me mua. Më uroni fat, ju dua shumë! ”– shkroi Matoshi në postimin e saj.

Mbeështeteësit kryesoreë financiareë teë filmit të Antoneta Kastratit janeë: Qendra Kinematografike e Kosoveës, Qendra Kombeëtare e Kinematografisëë (Shqipeëri), “Panavision New Fimmaker Grant”, “SFFILM Rainin Grant”, “Light Iron” dhe Komuna e Pejeës.

Producent i filmit “Zana” eështeë Casey Cooper Johnson dhe bashkeëproducentë: Sevdije Kastrati me “Crossing Bridges Films” (Kosoveë), Dritan Huqi me “On Film Production” (Shqipeëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga “Alief”. Neë rrolet kryesore luajnë:ë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj.Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto u hap me filmin dokumentar “Once Were Brothers”. Zeëri