13-vjetori i 'Next Level' me Stanislav Tolkachev

13-vjetori i 'Next Level' me Stanislav Tolkachev

Kultura tetor 03, 2019 - 12:29
Detajet

Të premten më 11 tetor ne Teatrin Oda, kompania e njohur “Next Level” festojnë 13 vjetorin e themelimit të saj me: Stanislav Tolkachev, T Kode dhe Filip Xavi.

Dyert hapen në orën 23:00 deri në agimin e mëngjesit. Biletat mund t’i gjeni tek Rave Travel.

Biletat me çmim promocional pre pesë eurosh mund t’i blini në një ‘Pre Party’ te organizuar ndermjet klubit M dhe Next Level këtë të premte, ku për muzikën do të përkujdeset Totoni.Image

Stanislav Tolkachev vjen për herë të parë në Kosovë dhe rajon dhe pritet një numër i madh të adhuruesve nga Kosova dhe rajoni të jenë pjesë e këtij eventi.

Ai konsiderohet si producent shumë i veçantë me stilin e tij.

Next Level për 13 vjet ka arritur të mbajë konsistencën për evente në Kosovë dhe rajon duke sjellë mbi 200 artistë ndërkombëtarë.

Eventi mbështetet nga Win Music Freedom Kosova, si dhe perkrahet nga: SPAR Kosova, Birra Peja, Uji Akull, Selmans Network, KoNuts, GEKOS, RTV Dukagjini, Telegrafi.com, dhe Insajderi.

Blini biletat në kohë dhe mënjanoni rendin e pritjes gjatë hyrjes.

Image