'Cineplexx' me event të veçantë për Halloween, biletat vetëm 2€

'Cineplexx' me event të veçantë për Halloween, biletat vetëm 2€

Kultura October 30, 2019 - 15:13
Image

Cineplexx do të jetë një destinacion fantatstik për ditën e Halloween. Me një çmim special të biletave (2,00 Eur) dhe dekorime të frikshme në korridor, kinemaja do të jetë vend perfekt për fansat e filmave horror dhe festës së Halloween në përgjithësi. Këtë event, Cineplexx ka vendosur të risjellë në shfaqje 3 filma horror të cilët u shfaqën më herët gjatë vitit.

Këta janë 3 filmat të cilët do të mund ti shihni në Cineplexx këtë Halloween:

1. Annabelle Comes Home

Image


Filmi i tretë në serinë e filmave “Annabelle” i cili pati shikueshmëri të lartë në muajt kur doli. Filmi kthehet prapa në histori për të na treguar për një çift dadosh, të cilët, duke u kujdesur për vajzën e vogël të çiftit Ed dhe Lorraine Warren, e ringjallin aksidentalisht një shpirt të burgosur në kukull për shumë vite.

2. IT: Chapter 2

Image


Filmi tregon historinë e grupit të shokëve, të cilët pas 27 viteve kthehen në qytezën e vjetër Maine, për tu përballur edhe njëherë me kllounin që i torturoi si fëmijë, me shpresën që ky do të jetë ballafaqimi i tyre i fundit.

3. Crawl

 

Image

Filmi flet për një një vajze e re, e cila teksa përpiqet të shpëtojë të atin gjatë një uragani të kategorisë 5, e gjen veten të bllokuar në një shtëpi të përmbytur dhe i duhet të luftojë kundër aligatorëve për jetën e saj.

Biletat për këtë event mund ti bleni çdo ditë prej orës 15:00 në kinema, ndërsa eventi i Halloween fillon nga ora 17:00 ditën e enjte. Zëri