Ansambli 'CEELEBRE' nga Kosova, paraqitet për herë të parë në serinë koncentrale të Foajeut Europian në Luksemburg

Ansambli 'CEELEBRE' nga Kosova, paraqitet për herë të parë në serinë koncentrale të Foajeut Europian në Luksemburg

Kultura December 04, 2019 - 19:36
Krahas qyteteve të ndryshme në Kosovë, ansambli është paraqitur edhe jashtë vendit deri në Austri (Vjenë) me koncerte të cilat rezultuan të kenë një sukses të madh.

Në kuadër të serisë koncertale të Foajeut Europian në Luksemburg u paraqit për herë të parë ansambli i mirënjohur nga Kosova “CEELEBRE”.

I përbërë nga përformues të dëshmuar vendor Lule Elezi - piano, Antonio Gashi- violonçelë, Venera Mehmetagaj Kajtazi- flaut dhe Shkumbin Bajraktari – klarinetë, profesorë universitarë dhe lider institucionesh kulturore, ky ansambël që nga formimi i tij (2011) për mision ka promovimin e krijimtarisë se muzikës klasike shqiptare me fokus te veçante veprat kamerale.  

Image

Krahas qyteteve të ndryshme në Kosovë, ansambli është paraqitur edhe jashtë vendit deri në Austri (Vjenë) me koncerte të cilat rezultuan të kenë një sukses të madh.

Në bashkëpunim me muzikologën Rreze Kryeziu Breznica, e cila para publikut nga Luksemburgu prezantoi momente karakteristike të muzikës artistike në Kosovë (nga fillet dhe fazat e ndryshme nëpër të cilat kaloi ajo) me theks e fokus të veçantë në zhvillimin e vazhdueshëm të saj, artistët u pritën  me shumë entuziazëm ku me një program të zgjedhur me vepra të autorëve vendor dhe atyre botëror, përçuan atmosferë e cila depërtoi tek publiku në mënyrë të plotë. Identifikimi i opusit të pasur artistik të kompozitorëve shqiptarë ishte qëllimi kryesor i ansamblit me anë të krijimtarisë të  kompozitorëve shqiptarë si R. Mulliqi, R.Rudi, Th. Simaku, R. Dhomi, T. Daija si pasqyrë e denjë e rrethanave historike të vendit tonë por edhe posedim i laramanive shprehëse muzikore të tyre.

Image

Artistët kosovarë vazhdojnë të jenë të izoluar në kultivimin, prezantimin dhe promovimin e artit të tyre në këtë rast interpretues e krijues jashtë Kosovës, në Evropë e më gjerë .

Dhe në këtë mënyrë Celebre për qëllim vazhdon t’a ketë realizimin e aktivitetit interpretues jashtë vendit, të promovojnë muzikën artistike dhe pse jo edhe profesionin të cilin ata ushtrojnë.

Kjo do të ndihmonte shumë edhe në ngritjen e cilësisë dhe nivelit artistik të jetës muzikore në Kosovë e gjithashtu edhe të interpretuesve të saj.

Image