“Arkeologjia e vdekjes në Iliri dhe Epir” mbledh arkeologët në konferencë

“Arkeologjia e vdekjes në Iliri dhe Epir” mbledh arkeologët në konferencë

Kultura December 26, 2019 - 13:27
Image

Instituti i Arkeologjisë në Tiranë, Departamenti i Antikitetit (Akademia e Studimeve Albanologjike) në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës (Itali), organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare, “L’Archeologia della morte in Illiria e in Epiro. Contesti, Ritualita e Imagini tra eta ellenistica e romana” (Arkeologjia e vdekjes në Iliri dhe Epir. Kontekstet, ritualiteti dhe imazhet gjatë periudhave helenistike e romake). Instituti i Arkeologjisë shprehet se nëpërmjet kumtesave të shumta, pllakateve dhe diskutimeve, u trajtuan tematika të rëndësishme që prekin njëherazi kontekstet funerare, vendet e kujtesës kolektive dhe aspektet monumentale, ritet, stelat dhe mesazhet që transmetojnë të dhënat epigrafike, natyra e artefakteve dhe mesazhet që transmetohen në mënyrën e trajtimit të kategorive të caktuara të individëve, si fëmijët dhe vajzat e djemtë e rinj, “heroizimi” i të vdekurit, identiteti dhe mesazhet ideologjike, arkeologjia e peizazhit, mobiliteti i mallrave dhe i njerëzve. Kjo konferencë bëri bashkë studiues të shumtë nga shumë institucione kërkimore dhe universitete evropiane, Itali, Francë, Greqi, Britani e Madhe dhe Gjermani, të cilët i zhvillojnë kërkimet e tyre në qendra të rëndësishme arkeologjike në territoret antike të Ilirisë, të Epirit dhe të Magna Graecias. Sipas Institutit të Arkeologjisë, konferenca pati një interes të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga specialistë të arkeologjisë dhe antropologjisë kulturore e fizike, por edhe studentë të arkeologjisë dhe të trashëgimisë kulturore në Universitetin e Tiranës dhe universitete të huaja, duke e kthyer Tiranën, edhe kësaj here, në qendrën e debatit shkencor ndërkombëtar. Edhe pas krijimit të shtetit shqiptar u desh kohë që të formoheshin disiplinat shkencore të fushave shoqërore e natyrore, të cilat fillojnë veprimtarinë kryesisht pas Luftës së II Botërore. Disa hapa që u hodhën në fillim të shekullit të kaluar në ngritjen e koleksioneve arkeologjike private (në Shkodër, në Vlorë) si dhe muzeve të parë publik arkeologjikë në Tiranë (1922) e Vlorë (1936), shpejt u zhbënë para ose gjatë Luftës së II. Arkeologjia shqiptare lindi pas luftës, duke kaluar në disa faza deri sa u formua si disiplinë më vete.Zëri