Arti pamor, me 50 vepra të piktorëve për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare

Arti pamor, me 50 vepra të piktorëve për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare

Kultura January 12, 2020 - 15:13

Rreth 50 vepra të artistëve pamorë të paraviteve të ’90-ta janë botuar në një album. Studiuesi Abaz Hado e cilëson botimin e këtij albumi, që ka në qendër tematikën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, një ngjarje të madhe për artin pamor shqiptar.

Monumenti “Nënë Shqipëri” i autorëve Kristaq Ramës, Muntaz Dhramit dhe Shaban Hadërrit u paraprin rreth 50 veprave të piktorëve dhe të skulptorëve të njohur, si “Agimi i 17 nëntorit 1944 në Tiranë” i Bukurosh Sejdinit, “Ju flet Tirana” i Pandi Meles, “Vojo Kushi” i Sali Shijakut, “Betimi Partizan” i Guri Madhit ose “Epika e yjeve të mëngjesit” i Edison Gjergos, Ksenofon Diloi: “Kujtim i viteve të Luftës” dhe shumë vepra të tjera, që sjellin momente të rëndësishme nga kjo periudhë.


Arti i asaj periudhe pasurohet në këtë trend në pasqyrimin e ngjarjeve historike, jo vetëm lufta partizane, por edhe që nga periudha e Skënderbeut e deri në Luftën e II Botërore. Arti shqiptar i realizmit socialist u drejtua në trajtimin e temave historike, të aktualitetit dhe të figurave historike, Secili autor këtë lloj mënyre të trajtimit të gjetjes së tematikës së luftës e kishte si qëllim edhe për të pasqyruar epopenë e lavdishme, sepse, të themi të drejtën, pas çlirimit i është dhënë një rëndësi shumë e madhe kësaj periudhe.

Albumi për 75-vjetorin e çlirimit të vendit, përpos veprave të piktorëve, shoqërohet edhe me informacion mbi krijimtarinë e artistëve përkatës.